Ja kur do të mbërrijë në Kosovë, Marko Gjuriç...

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç sot do të vijë në Kosovë.

Policia ka thënë se Gjuriç në Kosovë do të arrijë në orën 22:00.

“Me shoqërimin e forcave policore nga pika kufitare në Jarinjë ai do të dërgohet në Zveçan”, njofton policia.

Shefi i Zyrës për Kosovën, pritet të largohet nga Kosova në orën 2 pas mesnate.

Mësohet se Gjuriç nuk do të ndalet në Mitrovicë.