‘Tirana dhe Prishtina të marrin mësim nga Beogradi për serbët jashtë Serbisë’

Situata aktuale ekonomike dhe politike, avionët e fundit luftarakë mbi vendbanimet shqiptare, dialogu i Brukselit dhe Presheva, këmbimi i territoreve Kosovë- Serbisë, statusi i ardhshëm i Luginës së Preshevës, në intervistën me kreun e Bujanocit, Shaip Kamberin, liderin më autoritativ sot në Luginë, marrë nga agjensia e lajmeve "Presheva Jonë".

Ditëve të funditka pasur një seri fluturimesh mbi Luginën e Preshevës me avionë luftarak. Mendoni se ishin shume ulët dhe të tepruar?

në fakt, fluturimet e avionëve ushtarak, në lartësi të ulta, vetëm pak ditë pas arrestimit të zyrtarit serb, Marko Gjuriç, në Kosovë, nuk ishin asgjë tjetër veç një demonstrim i forcës karshi shqiptarëve në Kosovë dhe Luginë të Preshevës, por edhe për të “qetësuar” shpirrtrat e trazuara serbë me atë ç’ka u ndodhi në Kosovë.

 Cili është bashkëpunimi juaj me faktorin ndërkombëtar?

Ne kemi takime të rregullta me shumë përfaqësues diplomatikë, por, mjerisht, bashkësia ndërkombëtare e orientuar në prioritete tjera, kam përshtypjen se Luginën e Preshevës e ka lënë disi anash.

 Po me Tiranën, çfarë rapotesh keni ju si kreu i Bujanoc?

Kemi kontakte dhe takime në nivel ministri, presim së shpejti realizimin e projekteve konkrete. Natyrisht që presim më shumë nga Tirana por dhe nga Prishtina për Luginën, ku kemi parasysh angazhimin e Boegradit për serbët jashtë Serbisë, qofte në Kosovë apo Republikën serbe. Sidoqoftë, Tirana e Prishtina duhet të marrin mësim nga Beogradi për serbët jashtë Serbisë.

Jeni të interesuar të jeni pjesë e dialogut në Bruksel. Para zgjedhjeve në Kosovë një ish-ministër i Thaçit, Hoxhaj, tha se Lugina e Preshevës do të jetë pjesë e këtij procesi, por ende s’ka asgjë në këtë drejetim. Zgjedhjet u kryen, ato mbetën vetëm fjalë?

Domosdo që Lugina e Preshevës duhet të jetë në axhendën e formatit të ri të bisedimeve në Bruksel. Ne kemi pritur që procesi i integrimit të Serbisë në BE të japë rezultate rreth statusit të pakcave, por, kjo nuk po ndodh. Aq më tepër thashë se disi lehtë Serbia po i kalon sfidat që sjellin Kapitujt 23 dhe 24. Prandaj, e vetmja shpresë na mbetet Dialogu i Brukselit në të cilin, presim që Kosova të shtrojë çështjet e të drejtave të shqiptarëve. Shpresoj se Kosova ta mbrojë qëndrimin se me Serbinë nuk mund të ketë “Normalizim të marrëdhënieve” deri sa ajo vazhdon të diskriminojë shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Presheva Jonë: Flitet për këmbimin e territoreve. Ju si komuna të banuara me shqiptarë, mendoni se Prishtina dhe Beogradi janë të gatshme për një mundësi të tillë, sepse edhe sikur ju të thoshit po ose jo, ata e kanë fjalën e fundit?

Dy ditë më parë, në një konferencë në Prishtinë, gjithë kreu i shtetit nënvizoi se për Kosovën, variant më i rrezikshëm për momentin është ai i shkembimit të territoreve. Askush në Luginë të Preshevës nuk mendon se në këtë fazë duhet të dilet me ide që mund të cenojnë idenë e shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës, por, njëkohësisht ne mendojmë se shtrimi në tryezën e bisedimeve të të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës duhet të jetë një kusht në rrugën e normalizimit të raporteve me Serbinë. Mendoj se Serbisë duhet t’i bëhet me dije se rruga e ndihmës së saj për serbët e Kosovës duhet të kalojë përmes Luginës së Preshevës. Dhe vetëm kjo, rruga drejt BE-së kalon përmes Preshevës, respektivisht, të të drejtave të njeriut në këto vise të banuara me shqiptarë.