Siguria e muhaxhedinëve në Tiranë, e rrezikuar nga shërbimi sekret i Iranit

Një numër disa mijëra muxhahedinësh është vendosur në Shqipëri. Siguria e tyre në Shqipëri duket e rrezikuar. Kjo mund të kishte pasoja edhe për sigurinë e vetë Shqipërisë.

Presidenti i Komitetit ndërkombëtar në kërkim të Drejtësisë, Alejo Vidal-Quadras ka ngritur “shqetësimin se rregjimi Iranian ka nisur një fushatë që mund të rrezikoje sigurinë e muxhahedinëve që janë të vendosur në Shqipëri”.  Ai ka bërë thirrje për “një veprim të menjëhershëm për të ndaluar këtë fushatë të Republikës Islamike”.

Në muajin mars, sipas medias shqiptare, në Shqipëri janë arrestuar dy iranianë që po grumbullonin të dhëna inteligjente për muxhahedinët e vendosur në Shqipëri.

Presidenti Vidal-Quadras ka deklaruar se “ Eksperienca e mëparshme tregon se të tillë veprime janë preludi i akteve terroriste, ndërkohë që përgatiten njëkohësisht aksione edhe në Parlamentin Europian”.

Ai ka shtuar se Ministria e Sigurisë dhe Shërbimit Inteligejent të Iranit ka rekrutuar Iranian Massoud Khodabandek dhe gruan e tij britanike Ann Singleton për të demonizuar muxhahedinët që jetojnë në Shqipëri. Singleton ka qënë tre herë në Shqipëri gjatë muajve të fundit dhe ka qënë e angazhuar në një fushatë kundër muxhahedinëve.

Pyetja që shtrohet: A ka lidhje deklarata e Xhafajt për trazira me këtë ngjarje?

https://irannewsupdate.com/news/iranian-opposition/4822-iran-safety-of-refugees-and-pmoi-mek-members-in-albania-is-compromised-by-iran-s-secret-service.html