FOTO/ Papritur! Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar

Ditën e sotme është ndarë nga jeta mjeku neurologu i njohur, Nasi Bozheku.

Lajmi është konfirmuar nga e bija e cila me dhimbje konfirmon lajmin e hidhur:

“Me dhimbjen pafund, lotet pa mbarim, shpirtin cope, dashuria ime me e madhe, jeta ime, shpirti im Prof. Dr. Nasi Bozheku, sot ne oret e para te memgjesit nderroj jete.

Me vullnet te tij do e nxjerrim nga shtepia - si amanet i fundit!

Per varrimin do te njoftoj pak me vone.

Qofsh i parajses o Ba. Te dua shume!”, shkruan ajo.

Kush është Nasi Bozheku?

I diplomuar në vitin 1967 në fakultetin e Mjekësië Tiranë.

I specializuar  në Paris të Francës dhe Bukuresht Rumani në fushën e Neuro- Psikiatrisë.

Ai jepte asistencë mjekësore nëpërmjet telefonit, vizitave në shtëpi vizita pranë shoqatës, për të gjithë pacientë  që vuajnë nga sëmundjet neorologe.