Aksident i frikshëm shuan skuadrën, tragjikisht vdesin 14 lojtarë të...

Policia ka konfirmuar 14 të vdekur pasi një kamion dhe një autobus ku ndodhej skuadra kanadeze e Hockey-t për të rinj, u përplasën të premten në mbrëmje.

“The Humboldt Broncos” ishin në autostradë në veri të Tisdale, në provincën e Saskatchewan.

Policia kanadeze thotë se nuk mund të konfirmojë ende numrin e saktë të të plagosurve.

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Justin Trudeau shkruan: “Nuk mund ta imagjinoj se çfarë po kalojnë këta prindër”