VIDEO/ Kush derdh ujrat e zeza në det shkon në burg, a do e ndëshkojë veten Edi Rama...

Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra nga Kryeministri Edi Rama, sipas të cilit kush derdh ujrat e zeza në det, do të burgoset. Nuk dihet nëse Rama do e mbajë fjalën, por një rast ku ujrat e zeza derdhen në det dhe fajtor është Kryeministri është ai i Himarës.

“Meqë Kryeministri deklaroi sot se do fusë në burg ata që derdhin ujrat e zeza në det, ju lutem kërkojini të mbajë fjalën dhe të fusë në burg të papërgjegjshmin Edi Rama për këtë projekt të pedonales së Himarës (projektuar dhe realizuar nga vet ai) që derdh mu në det fekalet e Himarës.

Asnjë pushtues nuk na ka bërë kaq shumë dëm. Të shohim nëse do e mbajë fjalën kryeministri”, shprehet Malltezi.