Deputetja e opozitës tregon hapin e radhës së mosbindjes civile: Bllokimi i Kryeministrisë dhe...

Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj është shprehur se hapi i radhës së mosbindjes civile do të jetë bllokimi i Kryeministrisë dhe deputetëve të mazhorancës për të mos hyrë në Kuvend.

“Protestën e drejtojnë qytetarët ndërsa opozita është një mbështetëse e tyre, jo si politikanë, por për ti mbrojtur nga Rama dhe burgosjet në mes të natës. Mund të përdoren pjesë nga buxheti i shtetit për të paguar mirëmbajtjen e rrugës dhe nuk është nevoja e një taksës shtesë

Opozita do e largojë Ramën me luftë, por jo me luftë të mirëfilltë, por duke bllokuar ministrat për të mos hyrë në kuvend. Bllokimi i kryeministrisë do të jetë hapi i radhës.

Mercenari i Ramës ushtroi dhunë,dhe unë citova kushtetutën, ajo që ndodhi më pas ishte se më pezulluan nga parlamenti.

Në radhët e mazhorancës ka të ndershëm, punëtorë, jo të gjithë janë të nënshtruar të Edi Ramës, ka njerëz seriozë dhe të përkushtuar në punë, por mesa duket frika dhe trysnia ndaj tyre është shumë e madhe ndaj nuk pati një hap të rëndësishëm nga Byroja e Kuvendit për largimin e Edi Ramës”, tha Mehmetaj studion e “Report Tv”.