Allegri shpreson ende ndaj Realit: Jemi luanë të plagosur, jo të ngordhur

Në prag të ndeshjes me Beneventon në kampionat, trajneri i Juventusit duket më i qetë për të analizuar edhe humbjen ndaj Realit të Madridit.

Allegri duket se nuk i ka humbur shpresat për kualifikim, teksa thotë se bardhezinjtë do të provojnë gjithçka në “Santiago Bernabeu”.

“Fillimisht jemi të përqendruar te Benevento, pasi duhet të fitojmë, për të mos i dhënë mundësi Napolit të rikthehet në garë për titullin. Pastaj do të shkojmë në ‘Santiago Bernabeu’ për të bërë lojën tonë, me shpresën se mund t’ia dalim. Jemi luanë të plagosur, por jo të ngordhur”, deklaroi Allegri.