POZICIONET për të cilat 'shkrihen' femrat me stilin Misionari

Studime të ndryshme kanë treguar se misionari është një nga pozicionet më të preferuara nga femrat.

Për këdo që lë kokën pas misionarit "Cosmopolitan" jep disa ëshilla se si ta perfeksiononi pozicionin tuaj të preferuar në seks.

Shtrihuni në një anë dhe lëreni veten të lirë. Ndërkohë që kokën e mbështesni në njërën dorë, partneri futet mes këmbëve tuaja dhe nis të lëvizë. Duke u mbajtur te ju, performanca e tij do të jetë më e mirë, më e shpejtë dhe trupi i ekuilibruar. Shihuni në sy dhe vetëm shijoni aktin.

Ky version i sofistikuar i misionarit do t’ju kënaqë pafund. Njihet ndryshe si “Mbërthyesi”, ku i ulur në gjunjë, partneri ju mbështet pas vetes, ndërkohë që ju jeni në një pozicion- urë.

Dhe për fund kini parasysh se nëse këtë pozicion do ta performoni sipër diçkaje, qoftë tavolina e ngrënies, banaku në kuzhinë, vetëm krevati jo, kënaqësia do të jetë e dyfishtë. Thjesht ideja se po kryeni marrëdhënie në një vend “të papërshtatshëm” do t’ju shtojë dozën e eksitimit. Punë të mbarë dhe eksperimentoni sa më shumë!