FOTO/ Aktori i njohur turk publikon pamje nga xhirimet e filmit e tij të ri

“Hadi be Oglum” që në shqip do të thotë “Forca biri im” titullohet projekti më i ri filmik me aktorin e njohur turk, Kivanc Tatlitug.

Aktori i cili njihet edhe për një numër të madh rolesh në filma dhe seriale turke, nuk ndalet së punuari rreth projekteve të reja, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, ai ka sjellë imazhe të reja të shkëputura nga xhirimet e këtij filmi, premiera e të cilit është mbajtur më 13 shkurt të këtij viti.

Në premierën e këtij filmi kanë qenë të ftuar emra të njohur të kinematografisë turke, në mesin e tyre edhe Kenan Imirzalioglu, Burak Deniz, e të tjerë.

Kujtojmë që Kivanc Tatlitug dy vite më parë kishte pranuar që ka prejardhje shqiptare.