UEFA zgjedh lojtarin më të mirë të javës në Champions mes Salah dhe Ronaldos

Egjiptiani Mohamed Salah ishte njëri prej faktorëve kryesorë që Liverpooli fitoi ndeshjen kundër Manchester Cityt në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Dhe për paraqitjen e shkëlqyer UEFA e ka vlerësuar yllin e Liverpoolit si lojtarin më të mirë të javës në Champions Lague.  

25-vjeçari ishte njëri prej kryesorëve në fitoren impresionuese të Liverpoolit ndaj Manchester City në “Anfield Road”, të cilin e mundi me rezultatin e pastër 3-0.

Salah përveç golit që shënoi, dha dhe një asist për Mane, i cili vulosi rezultatin final të derbit anglez në Champions.