Zbulohen detaje nga martesa e Jennifer Lopez

Romanca e Jennifer Lopez me të dashurin e saj Alex Rodriguez ka qenë në vëmendjen e faqeve rozë, ku të gjithë janë në pritje të fazës finale.

Pritet që të finalizojnë dashurinë me martesë, detajet e së cilës i kanë dhënë disa burime të afërta me Alex për Hollywood Life.

“Ai ndihet si njeri tjetër me Jennifer. Ai e ndjen që tani, njerëzit flasin për të sepse është analist i mirë i lojës bejsboll dhe nuk jeton më si don zhuan. Tani njerëzit e konsiderojnë si burrë për familje që jep energji të mirë në marrëdhënien e tij me Jennifer. Ai e di që këngëtarja e ka ndyrshuar për mirë, prandaj dëshiron të martohet me të. Por do e bëjë zyrtare shumë shpejt këtë deklaratë. Ai thjesht po pret që të mos kenë shumë angazhime për të bërë hapin e duhur. Por është gati dhe e di që Jennifer pret të martohet me të.”

Dihet se Alex ka qenë don zhuan dhe dilte me shumë vajza, por cdo gjë mori fund kur nisi romancën me JLo.