Vajzën nga Berati e gjen belaja me djalin 5 vjet më të vogël, ja çfarë i bën ai....

Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi një vajzë 5 vjet më e madhe se ai e ka denoncuar për ngacmime dhe përndjekje në vazhdimësi.

Sipas bluve të qytetit të Beratit, dje, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për shtetasin H.D., 25 vjeç, banues në Berat.

Nisja e hetimeve për të riun ka ardhur pas kallëzimit të 30-vjeçares E.K., e cila në dëshminë e saj para uniformave blu në komisariatin e qytetit, ka thënë se H.D. e ka ngacmuar dhe përndjekur në vazhdimësi.

Po Punohet për kapjen e H.D., njoftoi Policia. Ndaj 25-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale të Përndjekjes.