Trafiku i 425 kg drogë, arrestohet i riu. Emri

Një i ri në kërkim për trafik droge është arrestuar nga efektivët e seksionit për narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

Ardit Kita, 29 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Vlorë, u vu në pranga.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “Trafiku i Narkotikëve, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

Më 29 Janar 2017, në PKK Durrës, në mjetin kamion, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej 425 kg e 650 gr kanabis.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën  penale “Trafiku i Narkotikëve, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, të parashikuar nga nenet 283/a/2, 25 dhe 22 të Kodit Penal, njoftoi Policia.