Xhudo/ Distria Krasniqi shkëlqen në Turqi, fiton medaljen e artë në ‘Antalya Grand Prix 2018’

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka rrëmbyer medaljen e artë “Antalya Grand Prix 2018” në kategorinë 52 kg.

Për të arritur te medalja e artë, Krasniqi mposhti në finale me ippon xhudisten nga Britania, Chelsie Giles.

Më parë edhe Fjolla Kelmendi luftoi për të artën në kategorinë 48 kg, por humbi në finale me (ippon) nga xhudistja nga Portugalia, Catarina Costa.

Por, ajo kthehet në Kosovë me kokën lart, pasi ka fituar medaljen e argjendtë, që është arritja e madhe kjo në karrierën e Kelmendit.