‘Balotelli kushton 100 milionë euro’, deklarata e bujshme që po çmend të gjithë...

Mario Balotelli është në kërkim të skaudrës së re pasi ai në fund të sezonit do të largohet nga Franca.

Shoku i tij i skuadrës, Alassane Plea ka bërë një deklaratë të mrekullueshme duke thënë Balotelli vlen 100 milionë euro, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

"Ai është një sulmues shumë i efektshëm, trajnimi me të është super dhe gjithmonë mësoj gjëra të reja prej tij." i tha fillimisht ai për “Marca-n”.

"Mario më flet shumë dhe unë i kam borxh shumë. Unë gjithashtu do të paguaj 100 milionë euro që ai të qëndrojë këtu. Ai shënon shumë, të paktën shënon 20 gola në sezon. Duke pasur parasysh çmimet në futbollin e sotëm, unë do të paguaj 100 milionë euro për ta transferuar", theksoi ai.

Kujtojmë që Mino Raiola ka konfirmuar se është ne negociata me disa klube të mëdha për ta rikthyer Balotellin ne Serie A.

/ SYRI.net /