Zaev do të dëshmojë në gjykatë për tentativen e vrasjes së Ziadin Selës

Kryeministri Zoran Zaev do të ftohet të dëshmojë në gjykatë, në lidhje me tentativen e vrasjes së Ziadin Selës, deputet dhe kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Sipas agjencisë Makfax, propozimi që Zoran Zaev të dëshmojë në gjykatë vjen nga avokatët mbrojtës të Selës, në bazë të një pjese të deklaratave të Zaevit dhënë për mediat, në lidhje me 27 prillin e dhunshëm të vitit të kaluar.

Në seancën e caktuar për të martën e javës që vjen, në gjykatë do të dëshmojnë Talat Xhaferi, Damjan Mançevski dhe Aleksandar Kiracovski.