VIDEO/ Drama e rëndë në familjen e shoferit Lefter Rexhmati në Kukës dhe një thirrje e fortë në ndërgjgje

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar rrëfimin prekës të gruas së Lefter Rexhmatit, shoferit të një furgoni pasagjerësh Kukës-Tiranë, e cila përjetoi arrestimin e bashkëshortit nga Policia në mes të natës pas protestës në Rrugën e Kombit.

Arrestimi është finalja e një drame të rëndë që fati ka luajtur me këtë familje, ku tre fëmijë të vegjël presin babanë t'u sjellë lekë pas rrugës në Tiranë e ku vajza e madhe, Sihana, e paralizuar në shtrat, njeh vetëm dorën e tij.

"Njëmijë lekë më ka sjellë një ditë, e besoni?!! I kushtonte 30 mijë lekë në ditë Servetit të linte tek ai sporteli që ishte vendosur. Ai tha "më shkojnë 1 milion në muaj!  Si marr aq, si do t'i përballoj?!" - tregon duke qarë Servetja dhe lutet:  "Kush po më shikon në këtë moment, të më ndihmojë që Lefter Rexhmati të vijë tek fëmija i vet, që nuk i flet, që nuk shikon bukë, por vetëm dorën t'i vërë...Se kjo fëmijë nuk mund të jetojë pafrymën e babait të vet...Tërë Kukësi ka qënë në protestë, jo vetëm Lefteri. Nuk është terrorist. Edhe unë kam qënë, por me gratë."  

Pas kësaj videoje, Berisha ka reaguar: “Kjo është fytyra e urrejtjes primitive ndaj Kukësit e Edvin Kristaq Ramës! – shkruan ai. - Lotët e kësaj familjeje,që i rrëmbyen bashkëshortin, babain, prindin, në ora tre pas mesnate, kapuçonët e zinj,  janë kushtrim, thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari; një minutë e më parë t’i shtypim kokën kryehorrit që urdhëron rrëmbimin e njerëzve pas mesnate! Ndiqeni videon! Kjo nuk ka ndodhur në Korenë e Veriut, por në narkoshtetin e Noriegës!” përfundon ish-kryeministri./ar.sh/SYRI.NET