Ish-ministri: Nuk kanë rëndësi paratë, rëndësi ka që drejtësia iu dorëzua Edi Ramës

Duke komentuar për skandalin që ka plasur në SHBA, ku administrata e Presidenti Barack Obama ka dhënë të paktën 9 milionë dollarë për Xhorxh Sorosin për të financuar Edi Ramën dhe kapjen e drejtësi ndaj tij, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka një këndvështrim tjetër.

Sipas tij, problemi nuk janë paratë, por fakti se Edi Ramës iu dorëzua drejtësia.

Ja çfarë shkruan Ylli Manjani:

Që të mos shfokusohet vëmendja:

Nuk ka shumë rëndësi sa para dhe a u harxhuan me Sorosin apo jo! Ky mund të jetë një argument plus, por jo thelbësor.

Rëndësi ka konstatimi që drejtësia ju dorëzua haptazi qeverisë! Ky është thelbi i problemit.

Të gjithë njerëzit dhe peshqit po e shohin qartë dhe çdo ditë këtë gjë!

Kryeministri është edhe Polic, edhe Prokuror edhe Gjykatës!

Ai të gjykon dhe dënon! Gjykata vetëm zbardh vendimet e Tij!

Prokurorët nxisin “gjyqe popullore” duke ekspozuar përgjime dhe thashetheme nëpër Ambasada dhe studio televizive!

Ndërkohë që belbëzojnë pa prova para gjykatës, të sigurtë që kjo e fundit vepron me urdhër ose presion!

Kjo nuk është drejtësi por poshtërsi!

Kush nuk e sheh këtë fakt, ka problem me sistemin demokratik!