Kore e Jugut, ja sa burg rrezikon ish-presidentja

Ish presidentja e Koresë së Jugut  Park Geun-hye u shpall fajtore për abuzim me pushtetin nga verdikti i dhënë gjatë një gjyqi të transmetuar live, shkruan BBC.

Ajo përballet me 18 akuza për korrupsion. Ky rast është kulmi i skandaleve që përfshinë Korenë e Jugut, kryesisht elitën politike dhe atë të biznesit.

Park, e cila mohon akuzat, rrezikon sipas kërkesës së Prokurorve deri në 30 vjet burg si dhe gjoba të rënda.

Ajo u gjet se kishte bashkëpunuar me një mik të ngushtë, Choi Soon-sil, për të ndihmuar konglomeratet në këmbim të  favoreve politike.

Choi, pushteti i të cilit u rrit si rezultat i bashkëpunimit me znj. Park, u dënua për korrupsion në Shkurt dhe marrëdhënia e tyre u bë subjekt i hetimit intensiv publik.