Rama foli për ulje taksash, Spaho: Gënjen si derr...

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, i ka cilësuar gënjeshtra deklarimet e Kryeministrit Edi Rama lidhur me taksat. Spaho përmes një komenti në rrjetet sociale shprehet se me Ramën në këto 5 vjet, çdo vit, shqiptarët paguan 480 milionë dollarë më shumë taksa sesa paguanin 5 vite më parë.

Postimi i Edmond Spahos

Rama genjen si derr ne Opinion. E verteta eshte se:

Me Ramen ne keto 5 vite CDO vit shqiptaret paguajne 480 milione dollare me shume taksa sesa paguanin 5 vite me pare.

Me Ramen kryeminister shqiptaret kane paguar ne total plot 2 miliarde dollare shtese vetem nga rritja e shfrenuar e taksave.

Rama e rriti me 10% borxhin publik, plot 2.6 miliarde dollare pa perfshire 1 miliarde PPP ne infrastrukture).

Sipas KLSH Rama per 5 vjet ka hedhur ne kosh ose ja vjedhut 3.8 miliarde dollare.

Asnje investim serioz nga buxheti i shtetit, por thjesht makiazh dhe buzekuq fasadash, shatervanesh e palmash. Te thote Rama nje investim serioz...ku e ka???

Nderkohe gjate qeverisjes se PD me taksat me te uleta se dot, u ndertuan mijera km rruge nacionale dhe lokale, u ndertuan dhe rikonstruktuar qindra ujesjellsa, shkolla, qendra shendetesore e kopshte.

Me pak taksa per shqiptaret e me shume pune per ta.

Ndersa me Ramen me shume taksa per njerezit e ndershem, e me pak pune, investime, pensione, fshese ne ndihmen ekonomike, varferi te thelluar, 300 mije shqiptare ne emigracion, dhe borxhi i rritur, ndersa nje grusht njerezish po i marrin frymen ekonomise dhe familjeve shqiptare me koncesione, taksa, tarifa, korrupsion dhe padrejtesi qeveritare.