UEFA zgjedh formacionin e çerekfinaleve të Championsit, e papritur mungesa e super-yllit

Të martën dhe të mërkurën e kësaj jave u zhvilluan katër ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Gara më e madhe europiane për klube ka dhuruar spektakël, ku u shënuan shumë gol në ndeshjet e zhvilluara në mesjavë.

Është Real Madridi që mposhti 0-3 në transfertë Juventusin, ndërsa me rezultat të njëjtë edhe Liverpooli mposhti Manchester Cityn në “Anfield Road”.

Fitore kanë arritur edhe Bayern Munchen dhe Barcelona në përballjet e tyre, me të parët që kanë mposhtur Sevillan, dhe të dytët italianët e Romës.

UEFA ka përzgjedhur formacionin e javës bazuar në performancat e lojtarëve në këto katër ndeshje.

Bie në sy mungesa e Lionel Messit, i cili nuk është përzgjedhur nga UEFA në formacionin e çerekfinaleve.