UEFA e dënon, por ja çfarë ndodh me Skënderbeun në renditjen e re për klube

UEFA ka përditësuar sot renditjen e klubeve, ku sërish në krye qëndrojnë kampionët e Europës, Real Madrid, që ndiqet nga Bayern Munchen.

Përsa i përket klubeve shqiptare, nuk ka pasur asnjë ndryshim. Skënderbeu është klubi që renditet më mirë nga të gjithë.

Korçarët mbajnë vendin e 141-të, ndërsa pas tyre vjen Kukësi në vendin e 217-të dhe Partizani në të 330-tin.

Tirana mban vendin e 345, ndërsa më pas vijon, Teuta, Laçi, dhe Flamurtari me nga një vend më poshtë.