FOTO/ Ja pse u protestua sot në...

Deputeti demokrat Tritan Shehu tha se protestat e sotme ishin kundër varfërisë dhe arrogancës qeverisëse. Shehu, i cili ishte në krah të qytetarëve në rrethrrotullimin e Cermës, tha se rrugët e Shqipërisë nuk mund të bëhen me pagesë kur asnjë nuk është autostradë.

“Si mund të bëhen me pagesë akset rrugore të Shqipërisë, kur asnjë nga ata nuk është autostradë e vërtetë, kur mungojnë rrugët dytësore e alternative, kur paguhen taksat më të larta në Europë për qarkullimin e kur vendi është zhytur në mizerje?!

Kundër të tilla vendimeve u protestua sot”, shkruan Shehu në një postim në rrjetet sociale.