Mascherano mund ta ndjekë Botërorin nga ekrani

Javier Mascheranomund të mos marrë pjesë në Botëroin “Rusi2018”. 

33-vjeçari në grumbullimit e fundit me kombëtaren nuk bëri paraqitje të mirë në miqësoret me Spanjën dhe Italinë mund ta shikojë kompeticionin nga shtëpia.

Rendimenti i dobët i futbollistit që aktivizohet në Kinë me skuadrën e Hebei ChinaFortune mund ta detyrojë trajnerin Sampaoli të përjashtojë një nga senatorët e kombëtares.

Mascherano ka kohë deri në qershor të bindë Sampaolin për ta marrë me vete në Rusi dhe nëse nuk e bën do duhet ta shijojë nga ekrani.