Kjo është maska më e thjeshtë që mund të përgatisni për fytyrën tuaj

Vajza fundjava po afron dhe është momenti i duhur për t’u kujdesur për veten tuaj.

Për këtë arsye ne kemi vendosur që t’ju sjellim një maskë për fytyrën që mund ta bëni lehtësisht në shtëpi dhe me zero para të shpenzuara. Si? Shumë e thjesht! Ju nevojitet vetëm një kokërr vezë dhe pak vaj ulliri. Në një tas të vogël bashkoni këto dy produkte dhe përzijini mirë deri sa të krijohet një masë homogjene. Apklikojeni në fytyrë në formën e një masazhi dhe lëreni të pushojë për 15-20 minuta. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët si normalisht. Këtë maskë mund ta bëni një herë në javë.

Ajo ndihmon në tendosjen e lëkurës së fytyrës dhe vaji i ullirit shërben për të rifituar shkëlqimin që mund të keni humbur këto ditë të ftohta dimri.