VIDEO/ Barcelona prek gjysmëfinalen, Roma tradhtohet në ‘Camp Nou’

Barcelona u përball me Romën në “Camp Nou” në sfidën e parë çerekfinale të Champions League, shkruan SYRI.net.

Katalanasit fituan me rezultatin e thellë 4-1, teksa dy prej golave i shënuan vetë kundërshtarët në portën e tyre.

Italianët rezistojnë deri në minutën e 39-të, duke u thyer nga vetë kapiteni Daniele De Rossi, i cili shkakton një autogol. 1-0 për katalanasit.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin minimal të spanjollëve, të cilët duhet të falënderojnë kapitenin kundërshtar për autogolin e shënuar në portën e verdhekuqve.

Por çudia vazhdon në pjesën e dytë. Në të 56’ greku Manolas shkakton një tjetër autogol dhe Barcelona kryeson 2-0.

Pique mendon për golin e tretë, ndërsa dreko duket sikur rihap takimin.

Megjithatë është Luis Suarez që vulos rezultatin final 4-1, me Barcelonën që është me një këmbë në gjysmëfinale, edhe pse do të luhet takimi i kthimit javën e ardhshme në “Olimpico”.