Burg për protestuesit/ Strazimiri: I ka dënuar Fatmir Xhafaj

Gent Strazimiri deputet i PD-së ka akuzuar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj për dënimin e qytetarëve nga Kukësi, për të cilin u dha sot masa e sigurisë në Gjykatën e Tiranës.

“I ka dënuar Fatmir Xhafa! Ai ka marrë sot vendimin!!!

Nuk paska qenë rastësi, që fill pas telefonatës ku Edmond Spaho i shprehu të gjithë revoltën Fatmir Xhafës, dhe e paralajmëroi për përgjegjësinë që binte mbi të për shkak të banditizmit të horrave me uniformë, gjyqtarja "ndërroi mendje" dhe vendosi të respektojë ligjin dhe Kushtetutën për të lejuar pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës në seancë!

Çdo gjë është e qartë:

Tashmë “drejtësia juaj” është vetëm një telefonatë larg!!!!

Telefononi Fatmir Xhafajn!!!