Protestat/ Konferenca Ipeshkvnore: Mbështetje ndaj çdo nisme civile, është e drejtë e çdokujt të...

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisëm përmes një deklarate ka shprehur mbështetjen çdo nismë civile që kërkon të drejtat e patjetërsueshme tëqytetarëve. Është e drejtë e çdokujt që kur i duket e arsyeshme, të protestojë e të thotë fjalën e tij, vetëm apo i mbledhur së bashku me të tjerë, thuhet në deklaratë. Reagimi i Konferencës Ipeshkvnore vjen pak ditë pasi në Kalimash, qytetarë të Kukësit protestuan kundër vendosjes së tarifës në Rrugën e Kombit. Gjithashtu deklarata dënon aktet e dhunës, ndërsa i drejtohet një apel qeverisë që të gjejë rrugët e duhura për t’u ardhur në ndihmë personave në nevojë.

Deklarata e plotë

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë po ndjek me kujdes zhvillimet e fundit nëvendin tonë. Në mënyrë të veçantë në fokusin tonë kanë qenë ngjarjet që kanë ndodhur në qytetin e Kukësit si pasojë e protestës së qytetarëve për taksën e Rrugës së Kombit.

Me shpresë se do të japim kontributin tonë si pjesëmarrës në jetën sociale dheshpirtërore të vendit ne deklarojmë sa më poshtë:

Së pari, mbështesim çdo nismë civile që kërkon të drejtat e patjetërsueshme tëqytetarëve. Është e drejtë e çdokujt që kur i duket e arsyeshme, të protestojë e të thotë fjalën e tij, vetëm apo i mbledhur së bashku me të tjerë.

Se   dyti   ne   dënojmë   si   moralisht   të   papranueshme   çdo   sjellje   dhune   ndaj personave, institucioneve, objekteve private apo shtetërore. Dhuna nuk është kurrë zgjidhje dhe ne bëjmë apel që ajo të shmanget në çdo nismë të ligjshme për kërkimin e të drejtave personale   apo  komunitare. 

“Kisha  nuk mund të pranojë dhunën .... sepse dhuna sjell gjithmonë dhunë dhe prodhon në mënyrë të pashmangshme forma të reja të shtypjes dhe të skllavërisë, më të rënda se ato qëajo pretendonte të çlironte” (Papa Pali VI).

Së treti ne u bëjmë apel institucioneve shtetërore të gjejnë rrugët e  duhura përt'u ardhur në ndihmë personave në nevojë.

Jemi të vetëdijshëm se rrugët, apo çdo objekt që ka të bëjë me të mirën e përbashkët, kanë nevojë për mirëmbajtje dhe kjo duhet bërë. Por gjithashtu, sikurse e kemi shprehur edhe në letrën tonë për Krishtlindjet e vitit 2017, duhet kujdes ndaj personave, grupeve shoqërore dhe zonave që janë më në nevojë.

Duhet të punojmë të gjithë bashkë në mënyrë që hendeku i krijuar midis të pasurve dhe të varfërve të ngushtohet, sidomos i atyre të zonave të thella e periferike