FOTO/ Habit Enca: Me reperin gjerman jemi më shumë se miq

Gjatë intervistës së pasdites së sotme në emisionin “Rudina”, e ftuara Enca Haxhia foli për herë të parë për aludimet e një lidhjeje të mundshme me reperin gjerman Nimo.

Enca komentoi për këtë çështje duke thënë se ata janë shokë të mirë por u shpreh se me reperin kanë patur disa takime të shpeshta të cilat do të përfundojnë në diçka që do të jetë më shumë se miqësi. “Ne do të bëjmë një këngë bashkë. Kënga do të dojë edhe pak kohë për t’u realizuar por tashmë çdo gjë është në rrugë të mbarë.”

“Ky bashkëpunim ka filluar si diçka miqësore. Gjithmonë them që kjo është kënga më e mirë që kam bërë, por kënga që do të vijë në bashkëpunim me Nimon do të jetë vërtetë shumë e bukur.” – përfundoi Enca.