Marko Bello: Rama ka marrë modelin e Erdogan, Enverizmi është gjallë...

Marko Bello tha në studion e Syri.net se Enver Hoxha nuk është gjallë, por enverizmi është gjallë. Bello iu referua asaj që ka ndodhur në Partinë Socialiste, ku Edi Rama vendos për gjithçka pa u konsultuar me askënd.

“Atë që bën sot Rama nuk e ka bërë as Enver Hoxha, kam parasysh filozofinë. Enverizmi është gjallë, madje Rama sillet edhe më keq se Enveri. Fyen një popull duke e krahasuar me organet gjenitale dhe kjo nuk është e pafalshme. Po përdor reprezaljet ndaj popullit, është e paimagjinueshme që në 2018 një Kryeministër të marrë modelin e Erdogan, por Turqia është diçka tjetër. Rama po synon mos ketë opozitë, mos ketë media të lira, porpo shkon drejt një përplasjeje, pasi populli është zgjuar”, tha Bello.