Zbardhet skenari/ Mosbindja civile, ja si do të bllokohen nesër akset rrugore...

Mosbindja civile apo protesta e qytetarëve, e cila do të ketë mbështetjen edhe të opozitës së bashkuar, do të nisë nesër (e enjte) me bllokimin e disa prej akseve rrugore, në të gjitha qarqet e vendit.

Referuar informacioneve, te kryqëzimi i Milotit qarkullimi i automjeteve do të bllokohet nga protestues të Shkodrës, Lezhës dhe  pritet tu bashkohen dhe ata të Kukësit.

Qytetarët e Beratit do të bashkohen me ata të Lushnjës dhe Fierit dhe do të bllokojnë qarkullimin tek Rrethrrotullimi në dalje të Lushnjës.

Ndërkohë protestuesit e Elbasanit do të bllokojnë aksin Tiranë-Elbasan.

Po kështu do të ketë një bllokim të aksit Tiranë-Durrës në afërsi të Vorës.

Bllokimi i këtyre akseve do të fillojë në orën 10:00 deri në orën 13:00.