Laçi barazim ndaj Kukësit, finalisti vendoset ndeshjen e kthimit

Ka përfunduar në “paqe” dueli i parë gjysmëfinalist ndërmjet Laçit dhe Kukësit.

Ndeshja e vlefshme për Kupën e Shqipërisë ka përfunduar në barazim pa gola duke lënë gjithçka të hapur mundësinë e kualifikimit për në finale, shkruan SYRI.net.

Të dy skuadrat e përqendruan lojën duke zgjedhur një strategji të fortë taktike.

Vlen të theksojmë që në minutën e 73’shënon Kukësi, por goli anulohet.

 Pas një topi nga e majta, Idrizi e dërgon në rrjetë, por sipas kryesorit Koçi më parë lojtari ka shkaktuar faull.

Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të luhet më 18 prill në “Zeqir Ymeri”.