FOTO/ Futbolli në zi, vdes lojtari që ka luajtur me gjigantët europianë

Ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare legjenda e Chelseat, Ray Wilkins.

Ai ishte në gjendje koma, pasi javën e kaluar u dërgua me urgjencë për në spital, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

Wilkins ra me kokë në shkallët e shtëpisë së tij në Cobham për shkak të një sulmi në zemër.

Wilkins ishte një legjendë, pasi më parë ka veshur fanellat e klubeve të mëdha evropiane si: Chelsea, Manchester United, Milan, PSG dhe QPR.

/ SYRI.net /