Pas vendimit të Gjykatës, opozita: Qëndresë qytetare, vetëm mosbindje civile

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e dhënë sot nga Gjykata e Tiranës, për lënien në burg të disa prej protestuesve të ndaluar në 31 Mars.

Spaho deklaroi se gjykatësja sot zbatoi vendimin e Edi Ramës. Ndërsa ju bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të nisin mosbindjen civile.

‘I vetmi vendim i drejtë që duhet të jepte gjykata do të ishte lirimi i 23 të ndaluarve, pasi janë mbajtur në shkelje të të gjitha procedurave, me kërkesë të prokurorisë për ti arrestuar në 31 mars, bazuar gjoja në prova, në një kohë që provat janë zbardhur nga prokurori në datë 1 prill.

Sot Gjykatësja dhe vendimin që donte Edi rRama, i cili sot kapi dhe gjykatën. E vetmja zgjidhje për qytetarët shqiptarë është mosbindjen civile. I bëj thirrje gjithë qytetarëve ti bashkohen opozitës dhe atyre që nuk duan krimin por duan demokracinë’, deklaroi Spaho.