Dogana e Ripsit në Sarandë hapet për Pashkët: ja oraret e kalimit

Me rastin e festës së Pashkëve dhe me qëllim krijimin e kushteve lehtësuese për lëvizjen e udhëtarëve nga Greqia në Shqipëri, Drejtore e Përgjithshme e Doganave, zonja Belinda Ikonomi ka nxjerrë një Urdhër për hapjen e përkohëshme të Pikës Kufitare Doganore Rips gjatë periudhës 03.04.2018 deri 05.04.2018 dhe 10.04.2018 deri 12.04.2018. Sipas këtij urdhëri, në këtë pikë do të lejohet kalimi i udhëtarëve dhe automjeteve me targa greke nga ora 07.00 deri në 16.00.
Të merren të gjitha masat nga Dega Doganore e Sarandës për të përballuar fluksin e mjeteve në hyrje dhe në dalje në këtë pikë doganore, theksohet në këtë Urdhër.