VIDEO-FOTO/ Pamje të frikshme, e çarë gjigante, Afrika po ndahet në dy pjesë

Afrika mund të ndahet në dy pjesë, pasi një çarje e madhe është shfaqur papritur në Kenia. E çara e tokës vazhdon të rritet, teksa shirat e shumtë në kontenë Narok vazhdojnë të përkeqësojnë hendekun gjigant me gjatësi një kilometër.

Shfaqja e papritur e hendekur është e lidhur me zonën rajonale të dobët dhe që shoqërohet gjerësisht me ndarjen e vazhdueshme të kontinentit afrikan. Hipoteza kryesore është se çarja e kontinentit shkaktohet nga magma super e nxehtë poshtë rajonit. Fatmirësisht, procesi i ndarjes do të marrë miliona vjet, pasi korja nis të hollohet e të fundoset dhe një ujdhesë e vogël futet në zonën e çarjes.

Ndarja e kontinenteve nuk është gjë e pazakontë. Një e tillë, për shembull, krijoi oqeanin Atlantik. Shihni se si Afrika dhe Amerika e Jugut mund të përputhen për bukuri me njëra tjetrën, për shkak se dikur ato kanë qenë një masë tokëse e vetme, e ndarë nga vargmali i mesatlantikut. Çarja e re në Afrikë ka qenë e njohur për shkencëtarët, por shkaku i saj ka qenë i vështirë për t’u përcaktuar me saktësi. Faktet sugjerojnë që ajo vjen për shkak të lumit të magmës që ngrihet gjatë skajit lindor të kontinentit, duke “hapur” një vrimë në koren e Tokës.

Ky lumë magme ka krijuar Sistemin e Ndarjes së Afrikës Lindore (EARS), sistem i lidhur me ndarjen e kontinentit afrikan. Lugina e Ndarjes së Afrikës Lindore, prodhuar si rezultat i ndarjes në proces të kontinentit, zgjatet për mbi tre mijë kilometra nga Gjiri i Adenit në Zimbabve. Ndarja, e cila nisi rreth 25 milion vjet më parë, eventualisht do të krijojë dy masa të ndara kontinentale të lidhura me pllakat tektonike somaliane dhe nubiane. Megjithatë, procesi do të marrë miliona vjet me shkallën aktuale të përhapjes prej disa milimetrash në vit.

Shfaqja e papritur e të çarës në Kenia është për shkak të shirave të shumtë, të cilët kanë ekspozuar hendekun e madh me thellësi 15 metra dhe gjerësi 20 metra. Gjatë miliona vjetëve, kepi lindor i Afrikës do të nisë të ndahet nga pjesa tjetër e kontinenentit nga një det i vogël i cekët. Teksa ndarja do të vazhdojë, Toka do të ketë një ishull të madh në oqeanin Indian, të përbërë nga pjesë të Etiopisë, Somalisë, Kenias e Tanzanisë.