Skandali me pronat/ Futbollisti Renato Malota dorëzohet në polici

Futbollisti i Vllaznisë, Renato Malota është dorëzuar në polici.

Lojtari i Superligës ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet nga prokuroria e Lezhës për “falsifikim dokumentacioni” dhe mbi të rëndon akuza “arrest me burg”.

Kujtojmë që më parë u arrestua kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, ndërsa vendimi i Gjykatës e la atë “arrest shtëpie”.

Ata akuzohen për tjetërsim pronash nga prokuroria dhe shpërdorim detyre.