‘Ranishtja’ ne Lezhë, arrestohet edhe një person, ja emri

Eshte arrestuar nga policia edhe një tjeter person i shpallur në kërkim, pjesë e dosjes “Ranishtja” në Lezhë. Policia bën me dije se është vënë në pranga Zef Gjini, 59 vjeç. Ky i fundit ishte përfitues i tokave te Rana e Hedhun në Shëngjin.

Ndërkohë, gjykata e Lezhës kishte caktuar më herët masë ‘arrest me burg’ për Gjinin, pasi akuzohet për ‘Falsifikim dokumentash”.

Ne njoftimin e policisë thuhte se: Kapet dhe ndalohet edhe një tjetër person i shpallur në kërkim.

Në vijim të Operacionit “Ranishtja 4” , ku u arrestuan 12 shtetas dhe u shpallen në kërkim 11 shtetas të tjerë, kapet dhe ndalohet një tjetër prej të shpallurve në kërkim.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko – Financiar në D.V.P. Lezhë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjyaktës për shtetasi:

-Zef Gjini, 59vjeç, banues në Lagjen “Nënë Tereza” Lezhë.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim Nr.86, datë 15.03.2018, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim .