‘Mamma Mia! ‘Çmenden’ italianët. Nuk do ta besoni sa metra kërceu Ronaldo

“Thjesht është një futbollist i përsosur”.

Kështu e ka nisur shkrimin e përditshmja italiane “Sportmediaset” duke i thurur elozhe Cristiano Ronaldos i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm, shkruan SYRI.net.

Ndërsa gazeta spanjolle “Marca”, ka llogaritur kërcimin e çmendur të CR7-ës.

Besojeni apo jo, gjatë momentit të ekzekutimit topi ishte në lartësinë 2.38 metra, ndërsa fundi i shpinës ishte në lartësinë 1.41 metra.