VIDEO/ Protestuesi, fjala e Lulzim Popës, babait të 4 fëmijëve, trondit sallën e gjyqit

Fjala e Lulzim Popës, babait të 4 fëmijëve, njërit prej të arrestuarve për protestën në Rrugën e Kombit, ka prekur sallën e gjyqit me qetësinë e saj, me kthjelltësinë e mendimit, me dëshpërimin që ka shpalosur.

Popa - gjykatëses: :"Ne populli kuksin, hasian, tropojan, kosovar dhe gjithë populli shqiptar kemi dalë për të mbrojtur Rrugën e Kombit. Ajo është rruga e shqiptarëve. Ajo është rruga e shqiptarëve, jona. Ne nuk kemi vënë barriera atje, barrierën na e vuri shteti: taksa, tatime, aty ku nuk kishte më për t’i përballuar.

 Në vendin tonë duhet të jenë njerëz të tjerë, jo ne. Duhet të jenë ata që na kanë provokuar: me taksa, me tatime dhe po na del shpirti, s’kemi ku ta çojmë më tepër. S’kemi ku të shkojmë më tepër!

Mënyra si na kanë marrë...Nuk na kanë marrë si qytetarët shqiptarë. Unë kam rritur katër fëmijë dhe nuk kam pasur kurrë në jetën time ndonjë proces kriminal. Ne na kanë marrë si kriminelë. Kanë ardhur e kanë thyer dyert në mënyrën më çnjerëzore, të maskuar...Kam pasur nusen e djalit aty, shtatzanë . Kishim frikë se do të kalonte ndonjë...Po kush ka pasur pleq e fëmijë?!

Ne nuk jemi kriminelë. Ne duhet të drejtën tonë që na takon, jo vetëm ne, por të gjithë shqiptarëve dhe prandaj janë këtu e po na mbështesin! Në këtë gjyq në vendin tonë duhet të jenë ata që na kanë sjellë neve këtu!

Kam shkuar, se jam invalid, me tension 20 e ca gradë dhe ilaçet m’i kanë prurë nga Kukësi. Ne kemi rënë pre e provokimit. Nëse mund të gjendet një fakt që kam goditur një polic apo kam djegur, unë....Por këto janë bërë vetëm politikisht, vetëm sepse jemi kuksianë!

Ju falënderoj zotërinj deputetë! Edhe sot do të dal aty e të protestoj për të drejtat që na takojnë ne. Kam lënë katër fëmijë atje, të shqetësuar, jam prind, nuk jam kriminel.

Na kanë marrë pa asnjë lloj mandati, të maskuar, na kanë marrë si i themi ne “paçavure”, sikur të mos ishin shqiptarë. Edhe Milosheviçi në Serbi s’i ka bërë këto lloj ndërhyrjesh. Dhe Milosheviçi, kosovarëve.

Këto janë edhe të drejtat tuaja, jo vetëm tonat. Vetëm për të shkuar tek tuneli duhen 10 euro; e ai 10 euro nuk i ka në xhep. Çfarë është kjo taksë?! Do të na marrë frymën?!

Do tepsinë, merre tepsinë! Do timonin, merre timonin! "Tepsia" dikur derdhet - "timoni" mund të mbarojë krejt! 

Po na provokon aty ku s’mban më për popullin shqiptar. Këta nuk janë kriminelë! Janë të gjithë familjarë, bijë nënash e baballarësh”!/ar.sh/SYRI.NET

Vijon...

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar dëshminë e trishtë me këtë koment: "Lulzim Popa, nje hero ne sallen e gjygjit, nje baba me kater femije i ben gjyqin Edvin Kristaq Rames dhe narkoregjimit te tij!"