Kosova zyrtarisht kundër, Pal Lekaj: Nuk pajtohemi me tarifen e ‘Rrugës së Kombit’

Pal Lekaj Ministri i infrastrukturës në Kosovës ka paraqitur serish pretendimet e qeverisë së tij se taksa e Rrugës së Kombit është shumë e lartë.
Në një takim me ambasadorin shqiptar në Prishtinë ai ka thënë se nuk pajtohej me këtë taksë duke u shprehur se gjatë takimit u diskutua edhe për probleme të tjera të bashkëpunimit midis dy vendeve
 
Ja postimi i plotë pas takimit i Ministrit Lekaj

Në takim me Ambasadorin Qemal Minxhozi diskutuam zhvillimet e fundit në dy vendet tona, me theks të veçantë për çështjen e taksës rrugore për të cilën e ritheksova papajtueshmërinë tonë me çmimin dhe mënyrën se si është marrë ky vendim për njërën nga arteriet kryesore të lidhjes ndërshqiptare, që është “Rruga e Kombit”.

Po ashtu e diskutuam edhe letrën zyrtare me të cilën i jemi drejtuar Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, z. Damian Gjiknuri dhe për mungesën e përgjigjes në këtë letër.
Ishte dakordim i dyanshëm që hapat e mëtutjeshëm të bëhen me dakordancë të plotë.
Shqipërisë dhe Kosovës si dy vende vëllazërore ju duhen marrëdhënie me influencë pozitive për zhvillimin e gjithëmbarshëm.