Gjyqi ndaj protestuesve/ Spaho: Po dënohen të pafajshëm, Ramës po i vjen fundi

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, pas daljes nga Gjykata ku po zhvillohet seanca ndaj 23 protestuesve të arrestuar, u shpreh se po zhvillohet gjyq ndaj personave të pafajshëm.

Spaho shtoi më tej se shteti diktatorial i Edi Ramës është duke numëruar orët e fundit.

‘Të gjithë të burgosurit janë të papunë. Ata që janë arrestuar thonë se kanë ardhur në protestë sipas thirrjes së këshillit bashkiak të Kukësit. Kjo është fytyra e vërtetë e këtij pushteti, e cila dhunon qytetarët, dhunon e deputetët e opozitës.

Por mos kujtojnë se do ta kenë të lehtë, ora dhe fundi i këtyre ka ardhur. Ata janë të gjithë qytetarë të pafajshëm. Po të shikoni qindarka ju kanë gjetur në xhepa të gjithëve, njerëz që nuk sigurojnë dot bukën e gojës, atyre ju kërkohet të paguajnë 10 euro për të shkuar dhe për të ardhur. Për të shkuar në spital u duhet të paguajnë para, ky është shteti i Edi Ramës’, u shpreh Spaho.