Arsyet pse mund të fillojë një shtatzëni pas moshës 35 vjeç

Grupi më i madh i lindjeve është ende grupmosha 25-34 me 59% të lindjeve, mbi 35 vjeç me 21% të lindjeve dhe nën 25 vjeç për 20% të lindjeve.

Nuk është se ka ndonjë gjë të keqe të bëhesh prind në moshë të re, por ne, transmeton NOA po ju rendisim 4 arsye pse është e mrekullueshme të jesh një nënë ‘e vonë’.

1- Mund të realizoni shumë gjëra para se të bëheni nënë. Mund të akumuloni pasuri, të vini themelet e karrierës suaj, të udhëtoni nëpër botë, të shkoni të deheni dhe të mos brengoseni se duhet të zgjoheni në mëngjes e shumë gjëra tjera. Sigurisht që mund të keni fëmijë dhe në të njëjtën kohë të zhvilloni karrierën tuaj mirëpo prapë do t’ju duhet të bëni kompromise.

2- Do të mund t`ju kundërviheni me vetëbesim atyre që ju tregojnë se ç’duhet të bëni me fëmijën tuaj që nga momenti i ngjizjes e deri në ditën e fundit në shkollës. Nëna, vjehrra, motra, mësuesja, kushdo që të jetë, do të mundohet t’ju tregojnë se çfarë duhet të bëni.

3- Është e vërtetë që nënat e reja rikuperohen shpejt nga shtatzënia, mirëpo lindja dhe rritja e foshnjës do t’ju shterojë energjitë në çfarëdo moshe të jeni. Është më mirë të akumuloni fuqi në të 20-at që të jeni gati për tmerret që vijnë pas të tridhjetave.

4- Mund të përdorni përvojën tuaj në rritjen e fëmijës. Nuk nënkupton se jemi nënë më e mirë se dikush 10 vite më e re mirëpo fëmija juaj duke u rritur do të ketë dikë të pjekur e të vendosur që i tregon rrugën.