Sillet zbathur në sallën e gjyqit një protestues, u mor zvarrë nga Policia pas mesnate

Dëshmohet me fakte dhuna policore dhe arrestimet e paligjshme në Kukës të protestuesve në Rrugën e Kombit, në mes të natës.

" Xhevahir Hereni, një nga të ndaluarit e protestës në Rrugën e Kombit, nuk ka këpucë! Ndalimi i tij është bërë në orën 3:10 të mëngjesit dhe jo pas orës 10:00 siç pretendon Prokurorja. Për këtë arsye, Xhevahiri nuk ka mundur të veshë as këpucët! Turp!" 

Këtë fakt e zbulon deputetja e LSi, Silva Caka, e cila po ndjek gjyqin e protestuesve në Gjykatën e Tiranës.