‘Lufta’ për Champions, ja formacionet: Milan - Inter

Sot në orën 18:30 Milani do të presë Interin në “derby della madonnina” e cila do të jetë përcaktuese për vendin e katërt që do të thotë pjesëmarrje sezonin e ardhshëm në Champions.

Dy skuadrat rivale më të vjetra në Itali pritej të luanin më 4 mars, por ndeshja u shty për shkak të vdekjes së papritur të Davide Astorit.

Milani shpreson t’iu rikthehet fitoreve pasi humbi 3-1 ndaj Juventusit të shtunën mbrëma, derisa Interi fitoi me lehtësi 3-0 kundër Hellas Veronas.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave: