VIDEO/ Shpërthejnë protestat edhe në Ballsh, naftëtarët marshojnë në uzinë

Pas protestës së dhunshme në Kukës, një tjetër protestë po zhvillohet në Ballsh, aty ku naftëtarët e uzinës, kanë nisur protestë për rrogat e prapambetura dhe statusin e naftëtarit.

Naftëtarët kanë hyrë në uzinë, duke u përplasur me administratorin e firmës private dhe forcat e sigurisë.

Naftëtarët iu kanë bërë thirrje kolegëve të tjerë t’i bashkohen kauzës së tyre.

Ndërkohë që ata kanë vazhduar marshimin brenda në territorin e uzinës, kryetari i sindikatës, Kamber Iljazi, i ka bërë thirrje administratorit të nënshkruajë kontratë kolektive.

“I bëjmë thirrje administratorit të ri të nënshkruajmë kontratë kolektive bazuar në kodin e punës. Ose të gjithë në punë sipas ligjit, ose të mbyllet uzina,”-ka thënë Iljazi.