Kryemadhi: Sot Rama nënshkroi fillimin e fundit të tij, as policët nuk mund ta mbrojnë

Dhuna ndaj deputetëve/ Kryemadhi: Sot Rama nënshkroi fillimin e fundit të tij, as policët nuk mund ta mbrojnë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ka cilësuar skandaloze dhunën  e policisë ndaj deputetëve. Sipas saj sot Rama ka nënshkruar fillimin e fundit të tij.

Me anë të një statusi në Facebook, kryemadhi shkruan se as blindat dhe as fallangat e policisë nuk do të mund ta ndalojnë rënien e Ramës.

Ja postimi i Kryemadhit:

Edi Rama, fajtori dhe frikacaku i madh, sot po nënshkruan fillimin e fundit të tij në pushtet.

Nuk është mjaftuar me dhunën sistematike ndaj kuksianëve, por sot në mënyrë flagrante ka dhunuar edhe deputetët që ndodhen pranë Gjykatës së Tiranës në mbështetje të protestuesve.

Asgjë nuk i ndal më shqiptarët për të drejtat e tyre!

As blindat dhe policia e Edi Ramës dhe as falangat e tij të pushtetit.

Ne do jemi aty në mbrojtje të qytetarëve dhe të drejtës së tyre.

BETEJA SAPO KA FILLUAR!