Arrestohet personi që sulmoi politikanin e njohur

Eshtë arrestuar përsoni që sulmoi politikanin e njohur. Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot deklaroi se është identifikuar dhe arrestuar personi që sulmoi kryetarin e PLD-së, Goran Milevski.

Spasovski për Kanal5 tha se bëhet fjalë për personin P.V nga Shkupi, i cili edhe më parë ka qenë i njohur për policinë.

“Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit. Kemi identifikuar dhe arrestuar personin në fjalë dhe në bazë të procedurave gjyqësore do të veprohet më tej”, tha Spasovski.

Ai falënderoi qytetarët të cilët dorëzuan informacione dhe të dhëna për personin e arrestuar, pasi më herët policia publikoi fotografi për të njëjtin