Gjyqtarja Vitore Tusha sot para Vetingut

Gjyqtarja e tretë që do të kalojë sot në procesin e Vetingut apo të rivlerësimit kalimtar është Vitore Tusha nga Gjykata Kushtetuese. Sprova e Tushës do të jetë e fortë, pasi para saj kanë qënë dy kolegët, Besnik Imeraj dhe Fatos Lulo, të cilët nuk e kaluan dot Vetingun: Imeraj sepse dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë dhe Lulo sepse u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për mosjustifikim të pasurisë.

Vitore Tusha ka një karrierë të pasur akademike. Komisioni i Vetingut do të hetojë në veçanti të ardhurat e saj në vite. që kanë ardhur duke u rritur. Sipas ILDKPI, në vitin 2008 gjyqtarja Tusha kishte 4.3 milionë lekë pasuri, ndërsa në vitin 2015 regjistronte 13.4 milionë lekë.